Lajme

Varianti i ri i coronavirus-it po myll resortet e skive në Kanada


Për resortet e skive, pranvera normalisht shënon shansin e fundit për vizitorët për të bërë aktivitete në dëborë para se të mbarojë sezoni.

Por, në restortin më të famshëm të skive në Kanada, teleferikët janë ndalur.

Fshati i Whistler u mbyll nga autoritetet provinciale pasi ata kuptuan se P1, varianti brazilian, shumë infektiv i koronavirusit, po përhapej me shpejtësi në të gjithë komunitetin.

P1 besohet të jetë një mutacion shumë infektiv i virusit. Ky variant duket të jetë më fatal tek rinjtë dhe ka aftësinë për të ri-infektuar viktimat.

Ekspertët u tronditën kur vunë re një numër të madh të infektuarish në Whistler, resort alpin në Malet Bregdetare të Kolumbisë Britanike.

Mbetet mister se si mbërriti varianti sepse asnjë nga personat nuk raportuan ndonjë udhëtim jashtë Kanadasë.

Varianti P1 është përhapur dhe në provincën fqinje të Albertës. Dyshohen se janë infektuar edhe 21 lojtarë në ekipin profesionist të hokejve të Vancouver-it.

Rol të rëndësishëm në përhapjen e coronavirusit në këtë resort mendohet të ketë qenë edhe mungesa e strehimit.

“Meqenëse qiraja është e lartë, nganjëherë banojmë deri në tetë njerëz në një hyrje,” tha Koch, një punëtor shërbimi në Whistler.

Dr. Bonnie Henry, zyrtari shëndetësor i provincës së Kolumbisë Britanike, njoftoi në fillim të kësaj jave se nuk do t’i kontrollonin më të gjithë personat pozitivë nëse ndonjë nga ata janë të infektuar me variantin e ri.

Në vend të kësaj, do të monitorojnë rastet duke studiuar mundësitë e ri-infektimeve dhe nëse ka pasur raste të mosfunksionimit të vaksinave.

Por ekspertët thonë se kontrolli është thelbësor në pasqyrimin sesi po përhapet një variant.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore