Lajme

Varhelyi më 1 dhjetor viziton Serbinë


Komisioneri Evropian për Politikat e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Oliver Varhelji, do të mbërrijë në Beograd më 1 dhjetor, njoftoi zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero.

“Komisioneri Varhelji do të jetë në Serbi të enjten dhe të premten – ndër të tjera do të takohet me kryeministren Ana Brnabiç dhe presidentin Aleksandër Vuçiç. Në përgjithësi do të diskutohen reformat në lidhje me Bashkimin Evropian, por edhe tema të tjera me interes të përbashkët si menaxhimi i migracionit dhe siguria e energjisë dhe diversifikimi”, tha Pisonero.

Ndryshe të hënën Varhelyi ka qëndruar për vizitë në Bosnje dhe Hercegovinë ku është takuar me me anëtarët e Presidencës së BeH-së, Denis Beqiroviç, Zheljko Komshiç dhe Zheljko Cvijanoviç.

“Unë mendoj se jemi transparent, sepse rekomandimi ynë është i qartë. Rruga evropiane është e hapur, por priten rezultate nga BeH. Varet nga liderët politikë”, tha Varhelyi.

Ai theksoi se Komisioni Evropian “dëshiron të shohë rezultate të qarta që mund t’i raportohen Këshillit Evropian që mblidhet në dhjetor”.

Varhelyi përsëriti se Bosnja dhe Hercegovina duhet të zbatojnë 14 kushtet kryesore të vendosura nga Komisioni Evropian.

“Ne jemi në një moment të ri gjeopolitik të luftës në Ukrainë. Është në interesin tonë të forcojmë partneritetet tona. Ne presim që Presidenca e BeH-së ta bëjë procesin e integrimit evropian”.

BeH mund ta marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE gjatë muajit dhjetor, thotë Varhelyi

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore