Sport

Varane fillon bisedimet me United


Manchester United ka filluar bisedimet me Raphael Varane-n, i cili ende nuk është i sigurt se çfarë do të bëj për të ardhmen e tij.

United janë një ndër klubet që është në bisedime me rrethin e Varane-s, i cili po i afrohet vitit të fundit në kontratë me Real Madrid-in.

Djajtë e kuq priten të provojnë me të gjitha forcat nënshkrimin me një mbrojtës të klasit botëror, pas rinovimit me Cavani-n.

Burime të afërta me mbrojtësin francez thonë që disa klube janë të gatshme të presin deri vitin tjetër kur Varane është pa kontratë.

Por, problemi qëndron te Real Madrid-i, që dëshiron të përfitojë një shumë të konsiderueshme nga shitja e tij.

Pra, nëse Varane e ka ndërmend të largohet, kjo gjë do të nodhë këtë verë.

Manchester United janë të gatshëm të paguajnë rreth 70 milionë euro për shërbimet e tij.

United dëshiron një mbrojtës me eksperience krahas Maguire-s, dhe për ta, Varane duket si zgjidhja perfekte.

Media spanjolle thonë që Varane, i cili është i lënduar për momentin, ka luajtur ndeshjen e fundit me Real Madrid-i.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore