Sport

VAR – Makthi më i madh i Arsenal-it


Deri më tani kemi parë shumë vendime të diskutueshme nga VAR, por çfarë një fans neutral i sportit të futbollit sheh më sy të lirë, është se nuk ka një ekip në top 5 ligat evropiane që ka pasur më shumë vendime të VAR kundër tyre se sa Arsenal këtë sezon, raporton BBC.

Vendimi i fundit në ndeshjen kundër Wolves për të përjashtuar David Luiz nga loja për një kontakt minimal, ishte edhe pika e fundit që shtyu gjithë krerët e Arsnal të shpërthenin kundrejtë VAR.

Disa lojtarë të Arsenal reaguan në rrjetet sociale për skandalin e mbrëmjes së të martës, siç ata e konsiderojnë:

 

“Kjo është penalti?” shkruajti Gabriel nëpërmjet një postimi në story-në e tij.

“Jam shumë i frustruar, nuk e meritonim këtë.” tha Xhaka në një postim në Instagram.

“E pabesueshme.” tha protagonisti, David Luiz.

Kurse trajneri i klubit, Michael Arteta, pas ndeshjes, në një konferncë për shtyp u shpreh: “E kam shikuar 10 herë rastin dhe ende nuk e kuptoj se ku ishte kontakti.”

Arsenal gjindet në vendin e 10-të në Premier League me 31 pikë, por sipas ish trajnerit legjendar të tyre, Arsene Wenger, ata do ishin shumë më lartë po të funksiononte VAR si duhet.

Madje ai dha edhe një deklaratë qesharake, por njëkohësisht shumë të fortë, duke thënë: “Kur të vdes, do e pyes zotin se ku gjenden arbitrat, pastaj do vendos se a do shkoj në ferr apo në parajsë.”

Kjo është një video e disa momenteve që Arsenal pretendon të kenë shkuar kundër tyre këtë sezon:

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore