Uncategorized

Vanessa Bryant nuk ndalon së kërkuari drejtësi për vdekjen “aksidentale” të Kobe dhe Gianna Bryant


Gruaja e legjendës së ndjerë të basketbollit, Kobe Bryant, Vanessa Bryant dhe të familjarët e tjerë të viktimave të cilët humbën jetën gjatë një aksidenti fatal me helikopter, në janarin e vitit 2020.

Ata ranë dakord të zgjidhnin bashkërisht një proces gjyqësor të ngritur kundër pronarëve të pilotëve dhe helikopterëve rreth rrëzimit vdekjeprurës që vrau ish-yllin e “Los Angeles Lakers”, Kobe Bryant, vajzën e tyre Gianna dhe shtatë persona të tjerë.

Bryant dhe familjet e tjera, së bashku me kompaninë e helikopterëve dhe siguruesit, paraqitën “njoftimin e përbashkët për zgjidhjen dhe kërkesën e përbashkët për të liruar afatet e zbulimit”, u tha në raportin për media.Tutje, në raport thuhet se – “Ata po kërkojnë dëme të papërcaktuara kompensuese dhe ndëshkuese, por, kushtet e zgjidhjes janë konfidenciale”.

Bryant dhe familjet e viktimave të tjera në përplasje ngritën një proces gjyqësor kundër Island Express Helicopters dhe pilotit Ara Zobayan rreth një muaj pas rrëzimit.

Padia pretendonte që Zobayan dështoi “të përdorte kujdesin e zakonshëm në pilotimin e avionit” kur fluturonte Kobe dhe të tjerët.

Zobayan, piloti i vjetër i Kobe, u akuzua për neglizhencë pasi ata u rrëzuan pak jashtë territorit të Los Angeles.

Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit tha që Zobayan bëri një “vendim të gabuar”  për të fluturuar me shpejtësi të tepërt atë mëngjes pavarësisht mjegullës dhe reve në zonë dhe se helikopteri nuk ishte në një model fluturimi të kontrolluar kur u rrëzua.

Bryant pretendoi në padinë e saj se kompania e helikopterëve “autorizoi, drejtoi ose lejoi një fluturim me dijeni të plotë se helikopteri subjekt po fluturonte në kushte të pasigurta të motit”, dhe se viktimat vdiqën “si rezultat i drejtpërdrejtë i sjelljes neglizhuese të Zobayan”.

Padia pretendonte gjithashtu që helikopteri ishte i pasigurt dhe “NTSB” tha se nuk ishte i pajisur me një Sistem të Ndërgjegjësimit dhe Paralajmërimit të Terrenit që mund të kishte alarmuar Zobayan para rrëzimit.

Kompania e helikopterëve thuhet se ka pasur tre përplasje të tjera që nga viti 1985. Zobayan u përmend gjithashtu nga Administrata Federale e Aviacionit në 2015 për shkeljen e minimumit të rregullit vizual të fluturimit.

Procesi gjyqësor është një nga dy që Bryant ngriti pas vdekjes së Kobe dhe Gianna. Procesi gjyqësor tjetër, i cili është ende në pritje, pretendon se oficerët e policisë së qarkut Los Angeles dhe punonjës të tjerë në mënyrë të pahijshme morën dhe shpërndanë foto grafike nga vendi i rrëzimit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore