Sport

Van de Beek, më pranë se kurrë largimit nga United-i


Mesfushori holandez, Donny Van de Beek, nuk luajti asnjë minutë në finalen e Ligës së Europës, ku Manchester United-i humbi përballë Villarreal-it, të mërkurën në mbrëmje.

Van de Beek ishte një nga nënshkrimet e mëdha të United-it në verën e kaluar. 23-vjeçari mbërriti në Angli si dëshirë e Ole Gunnar Solskjaer-it. United-i pagoi te Ajax-i 40 milionë euro, për të siguruar kartonin e mesfushorit.

Përshtatja me futbollin anglez, nuk është bërë e mundur për Van de Beek-un. Tanimë ai pritet të largohet dhe opsioni më i mundshëm mbetet Seria A, ku janë disa ekipe të intresuara për të.

Milan-i dhe Inter-i janë dy ekipet e interesuara për të marrë shërbimet e holandezit, që këtë sezon është aktivizuar vetëm 1 mij e 456 minuta të shpërndara në 36 ndeshje. Vetëm një gol dhe dy asiste ka arritur këtë sezon holandezi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore