Sport

Valverde, luftëtari i Real Madrid-it


Mesfushori i Real Madrid-it, Fede Valverde, për të qenë i pranishëm në ndeshjen përballë Liverpool-it, morri qetësues të dhimbjeve.

Futbollisti kishte pësuar një goditje të rëndë përballë Barcelonës, dhe ishte në dyshim për ndeshjen e kthimit.

Jo vetëm që u paraqit, por ai luajti për 90 minuta të plota në nivelin më të lartë.

Kjo nuk është e vetmja, Fede sakrifikoi pozitën e tij për të qenë mbrojtës i djathtë duke mbuluar pozitën e lënë të lirë nga lëndimet e shumta.

E dashura e Fede-s, Mina Bonino, përmes një postimi në Tëitter, tregoi gjendjen e kyçit të këmbës së Valverde-s.

Ajo shkruajti:

“Kjo ishte sot pasdite. Nuk desha që të publikoj asgjë, dhe besoj që disa më vonë do më kritikojnë që e postova, por duhet ta bëjë këtë për t’iu treguar të tjerve çfarë bën ti. Çdo ditë je shumë i vendosur në atë që bën dhe sot e vërtetove më shumë se kurr. Ti je krenaria jonë”.

Fede Valverde njihet për pasionin që ka për futbollin dhe punën e tij të palodhshme që gjithmonë të jap maksimumin e tij. Real Madrid-i janë me fat që kanë shërbimet e uruguajanit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore