F1

Valtteri Bottas shpreson titullin e Formula 1 në 2021


Këtë vit piloti i dytë i Mercedezit, finlandezi Valtteri Bottas, do të synojë të jetë një konkurrent më i fortë ndaj pilotit tjetër të ekipit, britanikut Hamilton, shtatë herë kampion bote.

I pyetur për webfaqen autosport, Bottas është shprehur:

“Ndjej që këtë vit do të kem shanse më të mëdha për titullin në Formula 1.

Gjatë 2020-ës kam pasur ritëm të qëndrueshëm në garë, por janë disa detaje që duhen përmirësuar, sikurse bëri Lewis.

Po punoj shumë për të arritur maksimumin në pistë. Për mua, çdo objektiv është i arritshëm”, tha Bottas./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore