Jetesë & Stil

Valdrin Sahiti stilisti i preferuar i Beyonce


Beyonce ka mahnitur të gjithë me look-n e saj, në hapjen e festivalit të filmit në Londër.

Këngëtarja e njohur i ka besuar sërish pamjen e saj, stilistit të njohur Vladrin Sahiti.

Një fustan i zi i gjatë ishte përzgjedhja e divës së muzikës, e si detaj që e bënte atë edhe më elegant ishte dekolteja e veçantë tek busti.

Fustanin këngëtarja e kombinoi me taka të zeza, syze dielli të errëta dhe një çantë dore me gurë të vegjël argjendi.

Kjo është hera e dytë që Beyonce zgjedh të vishet me një fustan të Valdrin Sahitit, ajo zgjodhi një fustan të kuq për paraqitjen në “Pre-Grammy Awards 2020”.

Sahiti është padyshim një ndër stilistët më të njohur shqiptar.

U përfol shumë asokohe, fustani i kuq dhe shumë seksi që diva e muzikës pop mbante veshur.

Stilisti tregoi se ishte vetë Beyonce me anë të asistentëve të saj që gjeti kontaktet për t’u veshur nga krjimet e tij.

Gjatë 2021, ai ka veshur dhe aktoren Bella Throne në ditën e fejesës së saj. Emra të tjerë që i besuan ‘look-un’ e tyre talentit shqiptar janë. Paris Hilton, Little Mix, Bebe Rexha, Cardi B dhe shumë të tjerë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore