Sport

Val di Fassa: Lara Gut-Behrami fiton sërish


Momenti magjik i Lara Gut-Behrami vazhdon, duke festuar fitoren e dytë në vetëm 24 orë, sërish në zbritjen e Val di Fassa, e vlefshme për Kupën Botërore të femrave. Zvicerania me dy medalje ari botërorë dhe një bronzi në Cortina, përfundoi në finish me 1’25”53, përpara bashkatdhetares Corinne Suter me 32 të qintat dhe gjermanes Kira Weidle me +68.

Për Gut kjo është fitorja e gjashtë e sezonit në CDM (podiumi i nëntë), e 32-ta në karrierën e saj dhe që e ngre atë në klasifikimin e përgjithshëm në 1147 pikë, mbi sllovaken Petra Vlhova (1040), e 12-ta.

Por Lara po shkon edhe drejtë pozicionit të parë në kupën e specialitetit, që i përket italianes Sofia Goggia (480 pikë), aktualisht jashtë pjesëmarrjes pas dëmtimit pak kohë më parë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore