Bota

Vaksina ruse Sputnik: 91.6% efektive kundër Covid-19


Vaksina ruse, Sputnik V, është 91.6% efektive kundër Covid-19.  Rezultatet e efektshmërisë së vaksinës u publikuan nga revista mjekësore ndërkombëtare Lancent, pas rezultateve të fazës së tretë të vaksinës.

Rezultatet u përpiluan nga Instituti Gamaleya, në Moskë. Instituti që zhvilloi dhe testoi vaksinën deklaroi se të dhënat ishin në përputhje me rezultatet e testeve të efikasitetit që u raportuan fillimisht. Testet filluan të zhvilloheshin në Moskë që nga muaji shtator.

“Për të arritur në këto rezultate u mblodhën  të dhënat e rreth 19 mijë e 866 pjesëtarëve. Rreth një e katërta (14 mijë e 964) kanë marrë dy doza vaksinash dhe dhe një e katërta (4 mijë e 902) nuk ka pasur rezultatet e pritura”.

16 raste simptomatike me COVID-19 u konfirmuan në grupin e të vaksinuarve, 21 ditë pasi kishin marrë dozën e parë të vaksinës. Në 62 raste vaksina nuk ka pasur efekt. Kjo e çon efektshmërinë e saj në 91.6%.

U testuan 2 mijë e 144 njerëz mbi moshën 60 vjeçare. Analizat e kryera zbuluan se vaksina ishte efektive në 91.8%  të rasteve te kjo grupmoshë.

Sputnik V është  shpërfillur tërësisht kur u shpall me krenari si vaksina e parë kundër Covid-19 në botë. Bashkimi Evropian e cilësoi si një provë force nga ana e Kremlinit. Vetëm vende shumë pranë Rusisë e porositën fillimisht atë. Vaksina nuk është aprovuar nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), megjithëse Rusia aplikoi për të regjistruar vaksinën më 20 janar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore