Përballje

Vajzat U19 të Kosovës pësojnë humbje nga Kroacia në ndeshjen vendimtare të grupit


Kombëtarja U19 e Kosovës në konkurrencën e femrave, ka pësuar humbje nga ajo e Kroacisë me rezultat minimal 0:1.

Kjo ndeshje ishte vendimtare për të përcaktuar fituesin e Grupit 5, në kualifikimet për Kampionatin Evropian që do të mbahet në vitin 2022.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e realizoi Barbara Zhivkoviq, në minutën e 36-të.

Dhe, përkundër përpjekjeve të mëdha të vashave kosovare, rezultati mbeti i pandryshuar deri në fundin e takimit.

Me këtë humbje, Kosova U19 i mbyllë kualifikimet me gjashtë pikë të grumbulluara në vendin e dytë, tri më pak se Kroacia e cila siguroi kalimin në Ligën A dhe pjesëmarrjen në fazën e radhës kualifikuese.

Ndërsa kalimin tutje e siguron edhe kombëtarja më e mirë e vendit të dytë nga gjashtë grupet e Ligës B.

Kujtojmë 19-vjeçaret e Kosovës, në dy ndeshjet e para, kishin mposhtur Letoninë me shifrat 0:3 dhe Lihtenshtajnin me rezultat 2:1.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore