Lajme

Vajzat afgane i luftojnë me teknologji ndalesat e talibanëve


Teknologjia e përdorur nga vajzat afgane

Vajzat afgane janë në kundërshtim me regjimin taleban të cilët bëjnë përpjekje maksimale që t’i ndalojnë ato të edukohen.

Pasi talibanët kanë marrë pushtetin në mesin e muajit gusht të vitit 2021, përmes internetit vajzat janë duke tentuar të vazhdojnë procesin e mësimit, duke nisur nga programimi e deri te mësimet për jogën.

Njëra nga vajzat Maryam, thotë se “Kjo dërgon mesazh të qartë për talibanët

“Ne mund ta promovojmë mësimin online. Ne nuk do të ndalemi kurrë për të shënuar përparim në shtetin tonë”, shprehet Maryam.

Duke u prononcuar vetëm me emrin e saj, për Radion Azadi të Radios Evropa e Lirë, Maryam është njëra nga një mijë vajzave që kanë thënë se do të ndjekin mësimin në shkollën online e Heratit.

Pasi pushteti është marr nga talebanët, në ndërkohë është krijuar shkolla online e Heratit, ide e mësueses së lindur në Afganistan Angela Ghayour, e cila tani jeton në Britani të Madhe.

Shkolla e mban emrin e qytetit të saj të lindjes vetëm për simbolikë, pasi mësimet janë pa pagesë për të gjitha vajzat në Afganistan, apo kudo ku ka qasje në internet, përfshirë refugjatet afgane në Iran, të cilave u është ndalur edukimi.

Sikurse vajzat e tjera edhe Ghayour si fëmijë ka lënë qytetin Herat në vitin 1990, për t’i ikur luftës civile në Afganistan.

Ajo teksa ka qenë refugjate në Iran e ka kuptuar se ka aftësi për arsimim.

Mësuesja Ghayour ka shkruar disa komente me shkrim për Radion Evropa e Lirë. “Synimi është që të parandalohet diskriminimi në edukim”.

Mësuesja afgane Angela Ghayour

Po ashtu, ajo ka përmendur problemin me qasje në internet dhe telefona mobilë të vajzave dhe mësuesve, si sfidë të madhe për mbarëvajtjen e kësaj shkolle.

“Në Afganistan, diskriminimi gjinor ua ka pamundësuar grave dhe vajzave që të edukohen. Në Iran, familjet afgane janë të diskriminuara në edukim, sepse nuk kanë leje të qëndrimit”, ka shkruar Ghayour.

Grave afgane u kërkohet të veshin burka nën sundimin taliban.

“I shoh vajzat duke mësuar natën, sepse baballarët e tyre punojnë jashtë shtëpisë gjatë ditës dhe telefonat nuk i kanë në shtëpi”, ka shtuar ajo.

Ajo shpjegon që të gjitha vajzat përpiqën të jenë aktive në mësime onlinem pasi të kenë baballarët e tyre në shtëpi.

“Prandaj vajzat presin për baballarët e tyre që të kthehen në shtëpi dhe atëherë me telefonat e tyre kyçen dhe mësojnë”.

Sikurse Ghayour, dhe mësuesit dhe menaxherët e tjerë ofrojnë shërbimet e tyre në baza vullnetare, shkolla mbledh donacione për t’iu ndihmuar studenteve që të kyçen në internet.

“Edhe para se ata të mbyllnin dyert e universiteteve dhe shkollave për vajzat, ka pasur shqetësime për vite se historia do të përsëritet dhe talibanët do t’ua pamundësojnë atyre shkollën dhe punën”.

“Shkolla Online e Heratit ka nisur me moton ‘lapsi në vend të armës’, një ditë pasi talibanët kanë marrë kontrollin e Heratit”, ka shpjeguar Ghayour.

Vajzat të cilat ndjekin mësimet në këtë shkollë, kanë thënë se kjo shkollë për to është litar shpëtimi për edukimin e tyre në të ardhmen.

“Përmes shkollës online në Herat, ne kemi dëshiruar të vazhdojmë mësimet, edhe pas arritjes së talibanëve, dhe të përfitojmë nga kjo mundësi që është krijuar për ne”, ka thënë një nxënëse me emrin Fatemah.

Shkolla Online e Heratit funksionon sikurse çdo institucion tjetër, me teste dhe vlerësim të nxënësve.

Rreth 200 mësues janë duke punuar në këtë shkollë dhe 300 vullnetarë janë të gatshëm të kontribuojnë.

Po ashtu, edhe Fatemah, ka thënë se ato nuk mund ta përballojnë mungesën e shkollimit,

“Shkolla online në Herat është kthyer në dritare të shpresës për të gjitha vajzat që kanë qenë të shqetësuara”, ka thënë ajo.

Shqetësimet se shkollimi tyre mund të përfundojë, nuk janë të pabaza.

Në kohën sa talibanët kanë qenë në pushtet në periudhën 1996-2001, interpretimi i tyre i ashpër i islamit ka nënkuptuar se vajzave u është ndalur edukimi dhe puna.

Talibanët kanë tentuar të shuajnë këto shqetësime disa ditë pasi janë rikthyer në pushtet, duke thënë se “janë duke u përgatitur për edukim të vajzave për shkollim të mesëm, sa më shpejt që është e mundur”.

Mirëpo grupi ekstremist më pas ka lëshuar ndalesë për edukim të vajzave në klasat gjashtë deri në 12.

Që prej kur ndalesa nuk është duke u zbatuar në disa zona, vajzat kanë shkuar nëpër shkolla private në pesë provinca.

Procesi mësimorë në shkolla

Talibanët kanë njoftuar se një institut vetëm për gra, Kompeksi i Edukimit Moraa, do të ofrojë edukim për vajzat jetime.

Sipas statistikave qeveritare, edhe në kohën e qeverisë paraprake, kryesisht liberale ndaj shkollimit të vajzave, më shumë se një e treta e vajzave mbi moshën 15 vjeçare kanë qenë analfabete.

Në muajin shtator, Nënsekretarja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, Amina Mohammed, i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të mbështesë gratë afgane dhe të parandalojë kthimin mbrapsht të dy dekadave të edukimit të vajzave.

“Ju mund të siguroheni se ne do të vazhdojmë të rrisim zërin dhe nuk do të ketë asnjë kusht për edukim të vajzave, para se të njihet ndonjë qeveri”, ka thënë Mohammed në një panel diskutimi në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Qeveria e talibanëve nuk është njohur ende nga asnjë shtet, kryesisht për shkak të trashëgimisë së regjimit të kaluar me elemente të terrorizmit, brutalitetit dhe qëndrimit ndaj të drejtave të grave dhe vajzave.

Shkolla Online e Heratit ofron klasë që janë në kundërshtim me sistemin e besimit të talibanëve.

Muzika, shembull, është ndalur nga talibanët, ndonëse pozita e grupit militant në këtë temë ka qenë me raste kontradiktore.

Po ashtu, edhe fusha e artit e ka pësuar nën regjimin e talibanëve.

Derisa orët e artit, skulpturës, muzikës dhe jogas, janë duke u ofruar në këtë shkollë online.

Luftëtarë talibanë të armatosur qëndrojnë pranë një imami gjatë Lutjeve të së Premtes në xhaminë Abdul Rahman në Kabul më 20 gusht 2021.

“Populli afgan ka reaguar negativisht ndaj talibanëve dhe do të rezistojë”, ka thënë Ghayour për Radion Evropa e Lirë.

Talibanët e armatosur pran xhamisë Abdul Rahman në Kabul

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore