Kulturë

Vajza e Piktorit Mustafa Arapi: Babai i shtruar me Covid-19, thirrje shtetit


Covid-19 ka prekur një tjetër artist shqipëtar, piktorin e njohur, Mustafa Arapi. Ai gjendet i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, në gjëndje të përkeqësuar shëndetsore.

E bija, Dorina Arapi, nëpërmjet një statusi në median sociale, Facebook,  i bën thirrje kryeministrit Rama dhe ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu,  t’i japin vëmendjen e duhur babait të saj.

“Pedagog, artist, studiues, pjesëmarrës i lëvizjeve të dhjetorit ’90, Mustafa Arapi meriton vëmendjen maksimale të shtetit… Por i drejtohem Kryeministrit z. Edi Rama, Ministres së shëndetësisë znj. Ogerta Manastirliu, që shteti dhe institucionet të japin vëmendjen e duhur për babain tim dhe për këtë personalitet të kulturës shqiptare”, shkruan ajo në statusin e saj.

Dorina nuk kursen të shprehë dashurinë dhe vlerësimin ndaj Mustafa Arapit si baba  sikurse nuk lë pa përmendur kontributin e tij 40-vjecar si piktor dhe restaurator.

“Mustafa Arapi, babai im, është baba e bashkëshort i shkëlqyer, mik, njeri i nderuar, piktor i nivelit botëror, restaurator i shkëlqyer me një kontribut prej 40 vjetësh në fushën e restaurimit. Nga puna e tij restauruese, sot brezat e rinj dhe kultura shqiptare trashëgon dhe admiron Onufrin, Qipriotin, Çetirët, Zografët, banesa tradicionale, kisha, afreske, ikona e studimeve e plot të tjera”, shprehet ajo.

Dorina Arapi mbyll postimin saj duke falenderuar mjekë dhe infermierë në detyrë, si dhe këdo që ndihmon në caste të tilla të vështira për të.

 https://www.facebook.com/photo.php?fbid=719609818759637&set=a.111815152872443&type=3   

/AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore