Tokyo 2020

Vaj dhe salsiçe, dhurata e Kubës për medaljen e artë


Dy medaljet e arta për Kosovën dhe shpërblimi prej 100 mijë euro për atletët, është realiteti dhe ideja jonë për atë çfarë marrin sportistët.

Ndryshe nga Kosova, dhe shumë vende të tjera të botës, shpërblimi i Kubës për medaljet është shumë interesant.

Në kampionatin e Amerikës së Veriut për boks, Ronnis Vlvarez arriti që të sigurojë medaljen e artë.

Si nderim për fitoren e tij, nga qeveria ai morri një shportë me ushqime dhe produkte higjienike, si çmim për suksesin e tij.

Fotografia e Vlvlarez me produkte të thjeshta para tij, ka shkaktuar shumë polemika në vend.

Përkundër që Kuba ishte një ndër befasitë e mëdha të Olimpiadës “Tokyo 2020”, ky veprim morri të gjithë vëmendjen.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore