Sport

Usman: “Georges po të shoh”/ GSP: “Universi ka ndryshuar”


Fitorja e rradhës e “Makthit Nigerian” (nofka e Kamaru Usman) kundër Gilbert Burns për titullin e kampionit të botës në kategorinë ëelterëeight, në edicionin e 258-të të Kampionatit Kulmor të Luftimit (Ultimate Fighting Championship/UFC), ja theu rekordin e mëparshëm që Georges Saint-Pierre (GSP) zotëronte [12 fitore rresht]; figurë legjendare në UFC dhe artet marciale.

13 fitoret rresht të Usman-it i kanë dhënë avantazh moral. Nigeriani e ka shtuar urinë për kompeticionit duke thirrur legjenden kanadeze [GSP] të rikthehet në ringun oktagonal të UFC, për një super-ndeshje:

“Unë kërkoj Georges sepse ai u largua kur ende ishte në formë të mirë”, tha Usman në UFC dhe vazhdoi – “Georges mund të ndeshet sërish. E kam parë si stërvitet. ‘Georges po të shoh! Të kam vëzhguar si stërvitesh, mund t’ja dalësh’”.

Nga ana tjetër, edhe pse GSP pret 40 vjetorin, ai duket në formë të shkëlqyer. Por a dëshiron vërtetë të kthehet në kafazin e arteve marciale mikse?

“Unë gjithmon stërvitem por nëse më pyesni a do t’i kthehem arteve marciale mikse, ju them përpiquni ta vendosni veten tuaj në pozitën time’, u shpreh GSP për “The Good Show” në Kanada.

“Sigurisht që nëse vendos të ndeshem me Kamaru-n, do të më duhet të largohem nga atdheu. Për më tepër në këtë kohë, nuk mund të stërvitem [flitet për organizim profesional trainimi në artet marciale] me Covid-in nëpër këmbë” – GSP shpjegon edhe më tej përse e sheh të vështirë, në mos të pamundur rikthimin në UFC – “Jeta ime nuk është njëlloj siç ka qenë dy vjet më parë. Si të thuash, universi ka ndryshuar. Dyshoj se do arrij të gjej një arsye për t’u motivuar”, përfundon GSP.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore