Shqipëria

Ushtronin aktivitet në një klinikë dentare të palicencuar, procedohen penalisht 2 shtetas


Specialistët e Krimit Ekonomik në Kukës kanë proceduar penalisht dy shtetas pasi ushtronin aktivitet në një klinikë dentare të palicencuar, duke shmangur detyrimet tatimore.

Ato akuzohen për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Punësimi i paligjshëm”.

U., 38 vjeçe, banuese në Kukës dhe H. U., 49 vjeç, lindur në Turqi dhe banues në Kosovë e kishin regjistruar subjektin e tyre me fushë veprimtarie fast food, por në periudha të ndryshme e kanë përshtatur si klinikë dentare.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pajisjet dentare.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore