Shqipëria

Ushtroi dhunë ndaj nënës së tij, arrestohet 36-vjeçari


Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin me iniciale O. Z., 36 vjeç.

Sipas njoftimit të policisë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës.

Policia e Tiranës i ka kaluar materialet Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore