Shëndet

Ushtrimet e shëndetshme gjatë mbrëmjes


Mendoni që ushtimet e mbrëmjes dikojnë keq në shëndetin tuaj, mendohuni përsëri. Shkenca mbështet stërvitjen gjatë mbrëmjes dhe, ka arritur në konkluzionin se ato janë po aq të rëndësishme sa gjatë mëngjesit.

Por ata theksojnë që stërvitja duhet të bëhet në mënyrën e duhur. Ka disa gabime, si mosangazhimi i muskujve ose ndërmarrja e hapave shumë të gjerë,mund të dëmtojnë shëndetin tuaj.

Mund të bëni stërvitje më të vështira gjatë ditës.

Nëse keni ndierë ndonjëherë një shpërthim të papritur të energjisë në pasditen e vonë, ka një arsye për këtë. Kjo është për shkak se temperatura e trupit tuaj rritet midis orës 2 dhe 6 së padites. Për më tepër, nëse jeni vrapues, merrni parasysh të dilni për vrapim në mbrëmje. Një studim zbuloi se vrapimi në errësirë pa asgjë që të tërheq vëmendjen të bën të vraposh më shpejt.

Ju mund të flini më mirë.

Ushtrimet para gjumit në të vërtetë përmirësojnë cilësinë e gjumit. Ju e keni më të lehtë të bini në një gjumë të thellë, sipas studiuesve në “ETH Zurich”. Për më tepër, nuk ka pasur prova se ushtrimet fizike ndikojnë negativisht në cilësinë e gjumit.

Muskujt tuaj mund të formohen më shpejt.

Raporti i testosteronit dhe kortizolit është më i miri në mbrëmje për rritjen e muskujve. Edhe pse është më e lartë në mëngjes, efektet e ndërtimit të muskujve funksionojnë në maksimum kur perëndon dielli.

Ju mund të ç’lironi stresin e akumuluar.

Ndonjëherë është e vështirë të biesh në gjumë për shkak të të gjitha emocioneve dhe mendimeve që kemi. Në këtë rast, streçet para gjumit ose joga janë opsionet më të mira. Praktikimi i yogës para gjumit ju ndihmon të zvogëloni stresin dhe ankthin.  Kjo e fundit lejon më shumë oksigjen në trupin tuaj, duke ju bërë kështu të ndiheni më të relaksuar.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore