Zgjedhjet në Shqipëri

Ushtria rrethon institucionet e veçanta për zgjedhjet e 25 prillit


Pranë Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO), të mërkurën e 21 prillit, janë parë forcat e ushtrisë.

Në një prononcim për Albanian Post, Ministria e Mbrojtjes, deklaroi se parashikohet me ligj, që ditën e zgjedhjeve ushtria merr në ruajtje objekte me rëndësi të veçantë.

“Çdo dy vjet, kur ka zgjedhje ushtria e ka me ligj dhe për detyre të mbrojë institucionet kryesore dhe ambasadat”.

Sipas zëdhënësit të Ministrisë, kjo vjen për arsye se policia ditën e zgjedhjeve është e fokusuar në ruajtjen e rendit që të mos shkaktohen incidente.

“Prandaj më 25 prill, të dielën, ditën e zgjedhjeve institucionet e veçanta do të jenë në ruajtjen e forcave të ushtrisë”, e mbyll deklaratën zëdhënësi.

Shqipëria të dielën e 25 prillit 2021, zhvillon zgjedhjet parlamentare.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore