Lajme

“Ushtria na Bashkon”, Haradinaj takohet me Mehajn


Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në vizitë te Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj

“Ushtria dhe siguria e vendit na bashkojnë”, ka filluar shkrimin Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në një postim në llogarinë e tij në Facebook.

Haradinaj, ka shpërndarë disa fotografi, të cilat tregojnë se ai ishte takuar me Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, i cili vjen nga partia në pushtet, Lëvizja vetëvendosje.

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, bashkë me Kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj, brenda hapësirave të Ministrisë

“Sot qëndrova për vizitë në Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës”, ka shkruar shkurt Haradinaj.

Më pas Haradinaj tregoi se ishte Ushtria e vendit, shkak i këtij takimi, prandaj edhe nuk ka inat për të takuar ministrin i cili vie nga partia e Albin Kurtit.

“Bisedova me Ministrin Mehaj për zhvillimet në Ushtri dhe për tema të sigurisë nacionale”.

“Falënderova ministrin, mbarë personelin e Ministrisë dhe ushtarakët e Kosovës, për shërbimin e tyre”, ka përfunduar Haradinaj.

Sipas fotografive të postuara nga vetë kryetari i AAK-së, Ramush haradinaj, paraditen e së premtes së 31 dhjetorit, shihet që Mehaj i ka bërë edhe dhuratë.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj pranon dhuratë hartën e Kosovës, nga Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore