Shqipëria

Ushtria e SHBA-së dhuron 29 automjete Forcave të Armatosuar të Shqipërisë


Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) të enjten e 25 shkurtit, i ka dhuruar Forcave të Armatosura të Shqipërisë, 29 automjete Shumë-Përdorimshme me Lëvizshmëri të Lartë (Humvee).

Lajmin e bëri të ditur Ambasada Amerikane në Shqipëri, përmes një postimi në median sociale Facebook.

“Këto automjete do të ndihmojnë në rritjen e gatishmërisë ushtarake shqiptare dhe ndërveprimit të saj me NATO-n”, shkruhet në postimin e Ambasadën e SHBA-së.

Zëvendëskomandanti i trupave amerikane në Evropë, Gjeneral Major Joseph Jarrard, ka njoftuar më parë se Shqipëria do të mirëpresë 4 mijë trupa amerikane këtë vit, në sajë të planit stërvitor të NATO-s “Defender Europe 21”.

“Shqipëria do të jetë një vend kryesor pritës për veprimtaritë e shumta ushtarake dhe kjo përforcon rëndësinë strategjike të gjeografisë së Shqipërisë në rajon”, është shprehur Gjeneral Jarrard.

Stërvitja do të zhvillohet nga 1 maj deri në 14 qershor të këtij viti dhe do të shtrihet në disa vende të Ballkanit dhe të Detit të Zi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore