Shëndet

Ushqimet që vrasin dëshirën seksuale


Konsumimi i produkteve ushqimore të mëposhtme thuhet se mund të shkaktojë rënie të epshit seksual.

Alkooli

Ndërkohë që pirja e një gotë verë mund të sjell benefite të ndryshme në organizëm, teprimi i sasisë së alkoolit ndikon negativisht në shëndetin seksual.

Sasitë e larta të alkoolit thuhet se vështirësojnë mbajtjen e ereksionit deri në mosfunksionim të tij. Po ashtu, alkooli mund të zvpgëlojë prodhimin e hormonit të testosteronit.

Të skuqurat

Trans-yndyrat që formohen gjatë procesit të skuqjes mund të rrisin prodhimin jo normal të spermës. Po ashtu, mund të ndikojnë tek shtatëzania tek gratë.

Ushqimet e konservuara

Ushqimet e konservuara përmbajnë nivele të larta të natriumit, i cili mund të zvogëlojë rrjedhën e gjakut tek pjesët e trupit që varen nga rritja e fluksit të gjakut gjatë seksit.

Kafja

Kafeina e kafes thuhet se shkakton rritje të nivelit të ankthit i cili ul dëshirën seksuale.

Ushqimet e përpunuara

Ngrënia e sasive të mëdha të ushqimeve të përpunuara pa proteina dhe yndyra të përshtatshme mund të çojë në probleme, përfshirë mosfunksionimin erektil.

Ndërkohë për një jetë seksuale të shëndetshme, këshillohet ndjekja e ushtrimeve fizike, dietave të shëndetshme, meditimi dhe joga./AlbanianPost.com 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore