Gatimi

Ushqimet që ndikojnë në jetëgjatësinë e njerëzve


Njerëzit, të cilët kanë jetuar deri në 100 vjet, shpesh pyeten se si duket dieta e tyre. Normalisht, ne presim të dëgjojmë përgjigje që përfshijnë fruta, perime ose thjesht një dietë të ekuilibruar në përgjithësi. Sidoqoftë, ka disa njerëz, përgjigjet e të cilëve mund të jetë pak më specifike dhe ndonjëherë edhe e pazakontë.

Proshuta

Susannah Mushatt Jones jetoi deri në moshën 116 vjeçe. Ajo konsumonte çdo mëngjes katër shirita proshutë, vezë dhe grurë. Sigurisht, fakti që ajo flinte për rreth 10 orë çdo ditë mund të ketë kontribuar edhe në jetën e saj të gjatë.

Vezë të freskëta

E lindur në 1899-ën, Emma Morano, e cila jetoi deri në 117 vjeçe, kishte një dietë të pazakontë që filloi gjatë viteve të saj të adoleshencës. Për më shumë se 90 vite, ajo konsumonte dy vezë të freskëta në ditë.

 

Çokollatë

Ndër njerëzit më të moshuara, Jeanne Calment jetoi deri në moshën 122 vjeçe. Ajo bënte një mënyrë jetese aktive dhe ishte në gjendje të ngiste një biçikletë deri në moshën 100-vjeçare. Ajo tha se gjithë jetën kishte konsumuar çokollatë gjithë jetën e saj.

Sushi

Misao Okawa jetoi 117 vite dhe besonte se dy faktorë kryesorë, kontribuan në jetëgjatësinë e saj. Gjumi dhe sushi. Përveç që sigurohet që ajo të bëjë të paktën 8 orë gjumë çdo ditë, Okawa konsumon veçanërisht një lloj specifik të sushit, i cili është orizi i zier me avull dhe me uthull.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore