Shëndet

Ushqimet që ndihmojnë në pastrimin e mushkërive


Përkujdesja e mushkërive është shtuar më shumë gjatë pandemisë. Njerëzit janë të interesuar vazhdimisht për mënyra efikase, të cilat ndihmojnë në pastrimin e tyre.

Ja cilat janë disa nga ushqimet që detoksifikojnë këtë organ të rëndësishëm.

Çaji Jeshil


Ekspertët rekomandojnë pirjen e një filxhani të ngrohtë me çaj jeshil përpara gjumit. Kjo do të ndihmojë të pastroni organizmin dhe mushkëritë nga toksinat, por edhe të ruajë shëndetin e sistemit tretës. Çaji jeshil kombinohet shumë mirë me xhenxhefil, lëng e limoni dhe mjaltë.

Lëngu i Boronicës së Kuqe Ose Ananasit


Këto fruta janë të pasur me antioksidantë dhe lëngun e tyre mund ta pini çdo ditë në mes vakteve ose gjatë drekës. Nëse po përpiqeni të pastroni mushkëritë, atëherë shmangni pijet e gazuara dhe alkoolike.

Lëngu i Karrotës


Karrota është e pasur me beta karoten dhe vitaminat A, K, C dhe B. Studimet kanë konfirmuar se disa karrota në ditë ulin rrezikun e sëmundjeve të mushkërive.

Ushqimet e Pasura me Antioksidantë

 


Spinaqi, frutat e pyllit, brokoli, peshku dhe rrushi janë ushqime të pasura me antioksidantë që forcojnë imunitetin, kapacitetin e mushkërive dhe frymëmarrjes.

Rigoni Dhe Nenexhiku


Përbërësit organikë të rigonit përmirësojnë frymëmarrjen dhe çlirojnë mushkëritë nga bllokimet prej sekrecioneve. Mund t’i përdorni si çaj, si çdo çaj tjetër bimor. Ato ndihmojnë në pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes nga bakteret./AlbanianPost.com

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore