Shëndet

Ushqimet më të freskëta për verën


Me ardhjen e verës konsumimi i ushqimeve bëhet më i vështirë. Ja cilat janë disa nga ushqimet më të freskëta për verën.

Shalqiri

Shalqiri është një nga frutat më të shëndetshëm që mund t’ju ndihmojë të mposhtni nxehtësinë. Është i përbërë nga 92% ujë dhe një frut i shkëlqyeshëm hidratues! Është i mbushur me likopen, antioksidantë, Vitamina A, B6 dhe C, kalium dhe aminoacide . Jo vetëm që ky frut i shëndetshëm do të ndihmojë trupin tuaj të qetësohet, por është gjithashtu ushqim me pak kalori për njerëzit që përpiqen të humbin peshë.

Kastraveci

Kastraveci është një ushqim i domosdoshëm gjatë verës që detoksifikon trupin dhe e mban lëkurën të shëndetshme dhe të bukur. Përbëhet nga 95 për qind ujë, gjë që e bën atë super hidratues. Ky superushqim gjithashtu eliminon toksinat nga trupi.

Selino

Një ushqim tjetër me përqindje të lartë uji është selino. Meqenëse përmban 95% ujë dhe elektrolite, kjo e bën atë një mundësi të mirë për të mbajtur lart nivelet e nevojshme të lëngjeve. Selinoja përmban antioksidantë që ndihmojnë në pastrimin e lëkurës dhe ngadalësimin e shenjave të plakjes.

Kosi

Pavarësisht nëse ju pëlqen i ëmbël apo i thartë, kosi është një ushqim i lehtë në dietën tuaj verore. Kur jashtë është shumë nxehtë, përdorimi i kosit në vaktin tuaj është shpëtimi që do t’ju duhet. Kosi është ftohës, ushqyes dhe i leht.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore