Gatimi

Ushqime që furnizojnë shpejt me energji


Nëse ne zgjedhim ushqimet e duhura arrijmë të përfitojmë sa më shumë energji. Këto super ushqime përmbajnë proteina, hekur, kalcium, vitaminë C dhe grupin e karbohidrateve komplekse.

Veçanërisht përmbajtja e karbohidrateve është e nevojshme për të furnizuar trupin shpejt me energji.

Gjithashtu, ushqimet e pasura me fibra, proteina dhe yndyrna ‘të mira’ janë fantastike për të siguruar energji në kohë të shkurtër.

Ndaj ne do ju themi disa prej tyre që t’i mbani në vëmendje:

Vezët

Janë të pasura me proteina dhe shumë të shijshme për t’u shtuar në vaktet gjatë javës. Studimet tregojnë se konsumi i vezëve rrit ndjesinë e plotësisë, zvogëlon marrjen e kalorive në vaktin e ardhshëm dhe ndihmon në ruajtjen e nivelit të qëndrueshëm të sheqerit dhe nivelit të insulinës në gjak.

Bajame

Janë furnizues fantastikë të energjisë dhe të elementëve që nxisin kujtesën. Bajamet janë gjithashtu burim i vitaminës E dhe acideve yndyrore Omega-3.

Portokalli

Gjatë konsumit të tij përfitohen dhe vlera shumë të mira, të cilat sigurohen nga Pektini dhe fibra në membranën e frutit. I pasur me vitaminë C dhe kalium, portokalli siguron energji në mënyrë të vazhdueshme.

Banane

Bananet kanë sasi të larta të proteinave dhe janë burim i kaliumit. Ato ndihmojnë që funksionet nervore të operojnë siç duhet.

Frutat e pyllit

Boronicat, manaferrat dhe luleshtrydhet janë perfekte nëse dëshiron diçka të ëmbël që nuk ka kalori dhe sheqer siç kanë petullat me çokollatë. Frutat e pyllit kanë antioksidantë dhe lëndë të tjera ushqyese që ndihmojnë në ushqyerjen dhe mbrojtjen e qelizave në të gjithë trupin tënd.

Kafja

Kjo është mënyra se si shumë prej nesh marrin dozën e parë të kafeinës. Dhe funksionon. Të jep energji dhe të bën më vigjilent. Vetëm mos e tepro. Kafeina mund të të bëj nervoz dhe të të shqetësoj gjumin nëse merr shumë, nëse nuk je mësuar, ose nëse e pi pasdite.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore