Lajme

USA/ Tre persona të vdekur dhe dy të plagusur pas sulmit me armë


Tre persona kanë vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë nga një person, i cili hapi zjarr në një tavernë në Kenosha, Wisconsin. Lajmi u bë i ditur të dielën, nga autoritetet.

Sherifi David Beth tha se vrasësi është ende i lirë,  por publiku nuk duhet të ndihet në rrezik.

Të shtënat ndodhën pasi të dyshuarit iu kërkua të largohej nga lokali dhe më pas u kthye dhe hapi zjarr.

Zyrtarët janë duke punuar për të përcaktuar identitetin e njerëzve që vdiqën.

Dy personat që u plagosën u dërguan në spitalin e zonës, raporton agjencia e lajmeve, Associated Press.

Beth u shpreh se mund të ketë pasur më shumë njerëz të lënduar dhe departamenti i sherifit ka kontaktuar spitalet lokale për t’i gjetur ato.

Gjithashtu, sherifi e la të hapur mundësinë që mund të kishte më shumë se një të dyshuar.

Ngjarja ndodhi vetëm pak ditë pas sulmit me armë, ku u vranë tetë veta, që ndodhi të enjten në një depo të FedEx në Indianapolis.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore