Lajme

USA/ Oficerja që qëlloi Wright dhe shefi i policisë dhanë dorëheqjen


Kim Potter, oficerja e policisë së Minesotës, e cila qëlloi fatalisht 20-vjeçarin Daunte Wright, dhe shefi i saj i policisë, Tim Gannon, të martën, dhanë dorëheqjen.

Vendimi për dorëheqjen vjen pas dy netëve protesta në Brooklyn Center, për vrasjen e Wright, të dielën.

Në një konferencë shtypi të hënën, Gannon u tha gazetarëve se Potter, një oficere me 26 vjet shërbim, gabimisht kishte vendosur pistoletën e saj të shërbimit në vend të Taser-it (armë elektroshoku jo vdekjeprurëse), ndërsa u përpoq ta ndalonte 20-vjeçarin për t’u larguar.

“Unë besoj se është në interesin më të mirë të komunitetit, departamentit dhe kolegëve të mi nëse jap dorëheqjen menjëherë”, shkroi Potter në një letër drejtuar kryetarit të Qendrës Brooklyn, Mike Elliott, dhe administratorit të përkohshëm të qytetit, Reggie Edwards.

Elliott pushoi nga puna paraardhësin e Edwards, Curt Boganey, pasi ky i fundit kundërshtoi thirrjen e kryetarit që Potter të pushohej nga puna.

Menjëherë pasi mori letrën e Potter-it, Elliott mbajti një konferencë për shtyp dhe tha se ishte “mirënjohës” që ajo kishte dhënë dorëheqjen, duke shpresuar se kjo “do të sillte pak më shumë qetësi në komunitet”.

Kryetari gjithashtu tha se, “ne duhet të sigurohemi që drejtësia të vihet në vend”.

“Daunte Wright e meriton këtë, familja e tij e meriton këtë. Duhet të ketë përgjegjësi të plotë sipas ligjit”.

Elliott gjithashtu i bëri thirrje guvernatorit Demokrat të Minesotës, Tim Walz, që çështjen t’ia caktojë për hetim, Zyrës së Avokatit të Shtetit.

Aktualisht çështja po trajtohet nga zyra e Minesotës për kapjen kriminale (BCA), për të cilën Gannon tha se nuk ishte në përputhje me vendimin e tij për të lëshuar menjëherë publikisht pamjet policore të policisë të vrasjes së Wright.

Ndryshimet e papritura të posteve të larta në Brooklyn Center, një periferi 16 kilometra në veri të qytetit të Minneapolis dhe me një popullsi prej rreth 40 mijë banorësh, reflektojnë zemërimin në rritje për përfshirjen e policisë në vrasjen e Wright.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore