Boterori 2022

Uruguai dhe Korea e Jugut barazojnë pa gola


Është mbyllur në barazim pa gola ndeshja e parë e Grupit H mes Uruguait dhe Koresë së Jugut.

Pjesa e parë solli disa raste të mira për të shënuar, ku të dyja skuadrat patën nga një mundësi të mirë për të kaluar në epërsi.

Fillimisht koreanët patën një rast tejet të mirë, kur në minutën e 34-të, Ui-Jo Hëang dëshoti të shënonte i vetëm përballë portierit te zona e penalltisë, por goditja e tij shkoi mbi transversale.

Dy minuta para përfundimit të pjesës së parë, Diego Godin bëri një goditje të mirë me kokë nga një harkim nga këndi, por topi u ndal në shtyllë.

Fraksioni i parë u mbyll me porta të paprekura, derisa në të dytën nuk pati edhe shumë raste të mira.

Uruguai në përgjithësi e dominoi ndeshjen në këtë pjesë, por ata nuk arritën të shënonin për t’i marrë pikët e plota nga ky takim.

Rastet më të mira erdhën në 10 minutat e fundit të ndeshjes. Fillimisht Darwin Nunez bëri një depërtim të bukur në zonë, por nuk arriti të shënojë.

E më pas Federico Valverde lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, por topi u ndal në shtyllën e majtë.

Kështu dyja skuadrat ndahen me nga një pikë, derisa ndeshjen e ardhshme Uruguai do të luajë kundër Portugalisë, ndërsa Korea e Jugut kundër Ganës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore