Shëndet

Uria e padurueshme të zgjon në mes të natës? Ja cili mund të jetë shkaku


Ilustrim

Ju shkuat në shtrat dhe shpejt ratë në gjumë, por më pas u zgjuat papritur nga një uri e fortë? Natyrisht, do të jetë e vështirë të biesh sërish në gjumë, nëse nuk ngrihesh të hash disa ushqime, por të gjithë e dimë se të ngrënit vonë ose gjatë natës nuk është zgjidhja më e shëndetshme.

Pse ndodh uria aq e fortë sa na zgjon? Ekspertët kanë përgjigjen. Ata thonë se niveli i urisë, i cili pjesërisht përcaktohet nga ritmi cirkadian, rritet gjatë ditës dhe ndërsa është më i lartë në mbrëmje, bie gjatë natës.

Prandaj, nëse zgjoheni të uritur në orët e hershme të mëngjesit, duhet të mendoni për disa nga zakonet që keni gjatë ditës dhe arsyet që e kanë nxitur atë. Ky fenomen është normal dhe jo shqetësues nëse ndodh ndonjëherë, por nëse ndodh shpesh, këtu janë disa arsye të mundshme:

Nuk flini mjaftueshëm

Mungesa e gjumit dhe rutina e dobët mund të prishin hormonet që rregullojnë oreksin – leptinën dhe grelinën – gjë që çon në një ndjenjë të fortë urie në kohën e gabuar.

Jeni nën stres

Mund të ndodhë që të mos zgjoheni nga një ndjenjë e vërtetë urie, por nga stresi që trupi vuan gjatë një periudhe të gjatë kohore. Në këtë rast bëhet fjalë për të ngrënit emocional dhe për të hequr qafe atë, fillimisht duhet të punoni me ankthin dhe stresin që ndjeni.

Sindroma e të ngrënit gjatë natës

Po, ky çrregullim ekziston dhe ndodh kur njerëzit konsumojnë një pjesë të madhe të kalorive ditore pas darkës, sepse kanë pak dëshirë për ushqim gjatë ditës. Ata mund të vuajnë nga çrregullime të humorit që përkeqësohen në mbrëmje, kanë probleme me gjumin dhe besojnë se duhet të hanë diçka për të rënë përsëri në gjumë. E njëjta gjë ndodh kur njerëzit kufizojnë ushqimin e tyre gjatë ditës për të humbur peshën e padëshiruar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore