Lajme

Universiteti holandez heq dorë nga financimi kinez, shkak shqetësime për paanshmëri


Vendimi i Universitetit Vrije (VU) të Amsterdamit, për refuzimin e të gjitha financimeve të mëtejshme kineze për një qendër studimore të diskutueshme, ka ngjallur shqetësime rreth përpjekjeve të dukshme të Pekinit për të ndikuar në debatin e institucioneve arsimore evropiane.

Nga universiteti, i cili është i katërti më i madh në Holandë, kanë deklaruar se nuk do të pranojnë më të ardhura nga Universiteti Jugperëndimor i Shkencave Politike dhe Ligjit në Chongqing.

Po ashtu, kanë bërë me dije, se do të paguajë shumat që i kanë marrë së fundmi.

Ky njoftim erdhi pas hetimit nga transmetuesi publik holandez NOS javën e kaluar, që zbuloi se Qendra Ndërkulturore e të Drejtave të Njeriut të VU (CCHRC) kishte marrë 250 mijë euro deri në 300 mijë në vit nga Jugperëndimi gjatë viteve të fundit.

Sipas NOS, CCHRC përdori paratë e Southwest për të financuar një buletin të rregullt, për të organizuar seminare dhe për të mirëmbajtur faqen e saj të internetit – e cila ka publikuar disa postime që hedhin poshtë kritikat perëndimore ndaj politikës së Kinës për të drejtat e njeriut.

Në tetor 2020, faqja vuri në dukje se akademikët e lidhur me CCHRC kishin vizituar kohët e fundit katër qytete në provincën Xinjiang dhe arritën në përfundimin se nuk kishte “definitivisht asnjë diskriminim të ujgurëve ose pakicave të tjera në rajon”.

NOS, citoi Tom Zwart, profesor i të drejtave të njeriut në Universitetin e Utrecht dhe president i CCHRC, të ketë thënë për televizionin shtetëror kinez se të drejtat e njeriut në Kinë “duhen parë në kontekstin e rrethanave të brendshme dhe nuk mund të kopjojnë Perëndimin”.

Një tjetër bashkëpunëtor i qendrës, Peter Peverelli, i ka përshkruar gjithashtu raportet e kampeve të punës së detyruar për ujgurët si “thashetheme” dhe tha se është në modë të kritikosh Kinën.

“Xinjiang është thjesht i bukur”, tha Peverelli, sipas transmetuesit publik.

Qendra, e cila numëron ndër anëtarët e saj akademikë nga institucionet në Holandë, Kinë dhe vende të tjera, e përshkruan veten si një institut i pavarur kërkimor që synon të inkurajojë debatin e hapur ndërkulturor rreth koncepteve dhe çështjeve të të drejtave të njeriut.

VU në një deklaratë tha se “edhe pamja e kërkimit të mos jetë e pavarur është e papranueshme”. Universiteti nuk do të pranojë asnjë financim të mëtejshëm nga Kina, do të kthejë paratë e vitit të kaluar dhe do të nisë një hetim të plotë, thuhet në deklaratë.

Zwart i tha NOS se faqja ishte një forum për fjalën e lirë akademike dhe postimet nuk pasqyronin domosdoshmërisht gjetjet e kërkimit të CCHRC. Fakti që disa pikëpamje në faqe përputheshin me qëndrimet e qeverisë kineze nuk tregonin mbështetje formale, tha ai.

Tom Zwart

Ministri holandez i Arsimit, Robbert Dijkgraaf, tha se ishte “shumë i tronditur” nga zbulimet, duke shtuar se “liria akademike, integriteti dhe pavarësia duhet të garantohen dhe është e rëndësishme që institucionet holandeze të qëndrojnë vigjilente ndaj rreziqeve të mundshme të ndikimit të padëshiruar nga vendet e tjera dhe marrë masat e duhura”.

Incidenti pason shembuj të tjerë të shumtë të përpjekjeve të Kinës për të ushtruar fuqi të butë përmes institucioneve akademike evropiane, të cilat në nëntor e shtynë ministrin e atëhershëm të Arsimit të Gjermanisë të kërkonte nga universitetet të rishikonin të gjitha lidhjet e tyre me Kinën.

Anja Karliczek tha se ndikimi kinez mbi universitetet ishte “i papranueshëm” mes akuzave se rreth 200 institute Konfuci të financuara nga shteti në institucionet akademike në Evropë thjesht “përhapnin propagandë për partinë komuniste kineze”.

Pavarësisht frikës së “kapjes së elitës” dhe madje edhe një kërcënimi për sigurinë kombëtare, Hungaria në maj njoftoi planet për të hapur një degë të Universitetit prestigjioz të Kinës Fudan me bazë në Shangai duke thënë se do të rriste standardet e arsimit të lartë dhe do të sillte investimet dhe kërkimin kinez në vendi.

Jo Johnson

Ish-ministri i arsimit të lartë i Britanisë, Jo Johnson, tha në mars të vitit të kaluar se rreziqet e përfshira në investimin e Pekinit në universitetet e Mbretërisë së Bashkuar ishin “të kuptuar keq” pasi një studim identifikoi “një rritje të konsiderueshme të financimit nga Kina dhe bashkëpunimin me studiuesit kinezë për dy dekadat e fundit”.

Raporti zbuloi një rritje të konsiderueshme gjatë 20 viteve të fundit në financimin kinez për kërkimin universitar, duke përfshirë fusha të tilla të ndjeshme si automatizimi, shkenca e materialeve dhe telekomunikacioni, si dhe në disiplina ku bashkëpunimi “mund të kërcënojë lirinë e fjalës”.

Marrë nga The Guardian, përshtatur për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore