Sport

United, Liga e Kampionëve sjellë edhe Ronaldo-n


Duke përjashtuar çdo të papritur, Manchester Untied-i është në rrugë të mbarë për të përfunduar sezonin në katërshen më të mirë të Premier Ligës. Një pozitë e tillë do u siguronte Djajve të Kuq më shumë para, pasi automatikisht shkojnë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

United-i po shqyrton mundësinë që me paratë që do të marri nga kualifikimi në Ligën e Kampionëve, të investojë për të risjellë në Old Trafford, Cristiano Ronaldo-n.

Paul Pogba po kërkon të largohet nga Manchester United-i dhe agjenti i tij, Mino Raiola, e ka përfshirë Juventus-in, si një nga klubet ku mund të shkojë francezi.

Largimi i Pogba-s në drejtim të Torinos, i hap rrugën shkëmbimit me super yllin portugez, Ronaldo-n. Marrëveshja duket e arritëshme, duke parë dëshiren e të dy lojtarëve për të ndryshuar ambient.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore