Sport

United i ofron rinovimin “faraonik” Bruno Fernandes-it


Manchester United po kërkon të rinovojë kontratën me mesfushorin, Bruno Fernandes.

Përgjatë dy sezoneve në “Old Trafford”, portugezi ka arritur shifra të jashtëzakonshme, duke qenë ndër lojtarët më të rëndësishëm.

Edhe pse ka edhe katër vite të tjera kontratë me “Djajt e Kuq”, klubi dëshiron zgjatjen e saj. 26-vjeçari aktualisht përfiton 177 mijë paund në javë.

Sipas mediave angleze, kontrata e re për Bruno Fernandes-in parashikon edhe rritjen e rrogës. Në bazë të termave të kontratës së re, portugezi do të përfitonte 300 mijë paund në javë.

Bruno mbërriti në Mançester nga Sporting Lisbona për shifrën e 63 milionë eurove në janar të 2020. Ai është paraqitur në 81 takime, nga ku ka shënuar 43 gola dhe ka dhuruar 25 asiste.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore