Stil

Unikkatil paralajmëron projekt të ri muzikor


Unikkatil

Rep-artisti i njohur Unikkatil, ka paralajmëruar projektin e tij më të fundit muzikor që pritet të linçohet mbrëmjen e së hënës, gjatë performancës së tij në “MMA Fight Night”.

Reperi lajmin e ka bërë të ditur përmes një fotografie të publikuar në rrjetit social Instagram, në mbishkrimin e së cilës thuhej “një këngë tjetër e re po get sot”.

Pas 10 vitesh ai do të rikthehet përsëri në Kosovë për të performuar në Klan Arena, në kuadër të projektit të Federatës së Arteve Mikse Marciale të Kosovës.

MMA Fight Night, është mbrëmje e organizuar nga Kosova Fighting Series, ku do të marrin pjesë luftëtarët më të njohur shqiptar dhe ndërkombëtar të këtij sporti.

Kënga e fundit e tij, e publikuar në maj të këtij viti, mban titullin “Po eci” dhe në vetëm pak muaj ka grumbulluar mbi 4 milionë klikime.

Rikujtojmë se Unikkatili në repertuarin e tij numëron shumë hite të tilla si: “Kaj”, “Vetëbesim”, “Kanuni i Katilit”, por asnjëra nga to nuk janë të vizuelizuara me klipe, çka e bën Unikkatilin një nga reperët më të veçantë.

Koncerti i tij i mbajtur në vitin 2012 në stadiumin e Prishtinës, grumbulloj hiç më pak se 25 mijë të pranishëm. Përveç kësaj, ai u vlerësua edhe nga shkrimtari shqiptar i njohur ndërkombëtarisht, Ismail Kadare, si një “frymëzim për shqiptarët në mbarë botën”.

Unikkatil deri më tani ka publikuar pesë albume, ku më i fundit është ai i vitit 2007, “Kanuni i Katilit”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore