Lajme

Unë flas rregullisht me Vuçiçin, thotë Putini


Unë flas rregullisht me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Kështu ka deklaruar presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i cili shtoi se Qeveria e tij do të vijojë të bashkëpunojë më shumë me Serbinë.

“Rusia dhe Serbia janë të lidhura me një partneritet strategjik. Duke u mbështetur në traditën e miqësisë, afërsisë kulturore, shpirtërore dhe historike të popujve tanë vëllezër. Unë flas rregullisht me presidentin Vuçiç në takime personale dhe në biseda telefonike, për çështjet kyçe të zhvillimit të mëtejshëm të bashkëpunimit”, tha lideri rus.

Sipas mediave në Rusi, presidenti atje ka vlerësuar përpjekjen e serbëve për të ndjekur një politikë të ekuilibruar dhe të pavarur në skenën ndërkombëtare.

Kjo duke shtuar se Rusia dhe Serbia do të vazhdojnë të thellojnë bashkëpunimin në sferat ekonomike, shkencore-teknike dhe humanitare.

“Në kuadër të së drejtës ndërkombëtare, duke u mbështetur në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ne do të vazhdojmë t’u ofrojmë miqve tanë serbë mbështetje gjithëpërfshirëse në mbrojtjen e të drejtave dhe interesave legjitime të Serbisë, duke mbrojtur sovranitetin e saj shtetëror dhe integritetin territorial”, finalizoi fjalimin e tij Putin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore