Stil

Unaza me 12 mijë e 638 diamantë shënon Rekordin e ri të Guinness


Harshit Bansal, themeluesi i bizhuterive Renani në Meerut, në Indi, thuhet të ketë vendosur rekordin e ri diamenteve të vendosur brenda një unaze sipas Rekordeve Botërore Guinness.

Marigold ose ndryshe “Unaza e prosperitetit”, ka një brez rrethor të kompletuar me mijëra diamante natyrore 38.08 karat, dizajni i të cilës ka formën e një luleje. Unaza peshon pak më shumë se 165 gram.

Rekordi i mëparshëm ka qenë 7 mijë e 801 diamante në një unazë, punuar gjithashtu në Indi nga argjendari “Hallmark Jewellers”,  në qytetin e Hyderabad.

Bansal tha për Guinness se filloi ndërtimin e unazës “Marigold” me qëllim thyerjen e rekordit të 2018 ndërsa studionte dizajnin e bizhuterive në Surat.

Dy vjet më vonë kompania e tij përfundoi modelin e saj më 30 nëntor të 2020 /AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore