Teknologji

Unaza inteligjente anti-Covid


Unaza anti-Covid është një unazë inteligjente, e cila arrin të masë temperaturën dhe të monitorojë shëndetin e njeriut. Kjo unazë është krijuar nga kompania finlandeze “Oura” dhe arrin të parashikojë edhe simptoma të tjera tipike të Covid-19, si kolla apo lodhja, përpara shfaqjes së tyre.

Falë algoritmit ajo arrin të monitorojë dhe të interpretojë disa parametra biologjikë në mënyrë konstante si: temperaturën e trupit, ritmin e frymëmarrjes, frekuencën e rrahjeve të zemrës dhe nivelin e aktivitetit fizik.

Analizat e para të kryera tregojnë një luhatje temperature të lehtë në trup, nga dy deri në tre ditë, para shfaqjes së simptomave të para të koronavirusit.

Çdo person që do ta blejë unazën do të ketë një numër identifikues në mënyrë që ky projekt të mund të shërbejë edhe për ngritjen e një sistemi publik me të dhëna paraprake dhe të kontrollueshme për Covid-19.

Autorët e studimit po punojnë për kompletimin e algoritmit që të paktën brenda vitit 2020-të unaza të jetë e disponueshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore