Sport

Umtiti, mesazh tifozëve që e vërshëllyen


Të dielën në mbrëmje, Barcelona luajti përballë Juventus-it, në kuadër të trofeut miqësor, Joan Gamper.

Këtë ndeshje nga fillimi, e nisi edhe mbrojtësi i klubit katalunas, francezi Samuel Umtiti.

Por, nata nuk ishte aspak e mirë për Umtiti-n, i cili u vërshëllye gjatë prezantimit të lojtarëve dhe gjatë ndeshjes, nga vetë tifozët e Barcelonës.

Duke u larguar nga fusha, Umtiti ishte i prekur.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, ai u drejtua Instagram-it për të përcjellë një mesazh për të gjithë tifozët.

“Ndonjëherë është më mirë të mos thuash asgjë dhe të lësh heshtjen që të kujdeset për gjithçka”, tha Umtiti.

Umtiti ishte vetëm njëri nga futbollistët, të cilët u vërshëllyen gjatë ndeshjes.

Viktimë e nervozizmit të tifozëve blaugranë, ishin edhe Miralem Pjanic, Antoine Griezmann dhe Philippe Coutinho.

Më vonë, Pique reagoi me një mesazh, duke thënë që “e di që njerëzit duan të shprehen, por duhet të qëndrojmë së bashku”.

Krejt kjo paqartësi në klubin blaugran po vjen pas largimit të yllit argjentinas, Lionel Messi.

“Vërshëllimat nuk ndihmojnë, pa marrë parasysh sa të zemëruar janë njerëzit”, e mbylli Pique.

Umtiti u largua nga fusha para kohe, duke mos marrë qenë prezent në momentin e fotos së skuadrës pas takimit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore