Ultra-nacionalisti serb: “Ne nuk jemi për Asociacion, por për kthimin e Kosovës nën juridiksionin e Serbisë”
Kryetari i Lëvizjes me elemente ideologjike ultra të djathta serbe “Dveri” që së fundmi arriti të zgjidhet si deputet në Parlamentin e Serbisë, Boshko Obradoviç, ka njoftuar se partia e tij ka përgatitur “platformën për kthimin e Kosovës në rendin kushtetues dhe juridik të Serbisë”, të cilën do t’ua dorëzojë të gjithë grupeve parlamentare në Kuvendin e Serbisë.
Sipas Obradoviç, platforma në fjalë nënkupton ndërprerjen e dialogut në Bruksel dhe vazhdimin e tij në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, shpalljen e Kosovës “si territor të okupuar”, miratimin e ligjit për neutralitetin ushtarak, rikrijimin e “Ministrisë për Kosovën” dhe rivendosjen e institucioneve të shteti serb në Kosovë.
“Ne jemi të mendimit se interesi ynë nuk është formimi i Asociacionit, po kthimin e Kosovës nën juridiksionin e plotë kushtetues dhe juridik të shtetit të Serbisë, rikthimin e punës së institucioneve shtetërore serbe në Kosovë, si dhe përmbushjen e të gjitha pikave të rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, ka pretenduar Obradoviç.
“Nuk duhet të ketë ndarje në mes pozitës dhe opozitës kur është në pyetje Kosova, të gjithë duhet të jemi të interesuar ta mbrojmë Kosovën, ne kemi nevojë për një unitet të ri kombëtar”, ka shtuar ai.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Broçkullat e Vuçiçit kalojnë në Bruksel, por asnjëherë në Nju Jork – thotë Vogel
-
Kosova (s’)humbi nga referendumi i dështuar në veri
-
“Korrupsion serioz qeveritar, dhunë dhe kërcënime për gazetarë, kufizime serioze në lirinë e shprehjes”, raporti i DASH-it shumë i rëndë për Kosovën
-
“Do e bëjmë ndryshimin ashtu siç e bëri Kosova, e kemi përkrahjen e parezervë të Kurtit” – Kasami në përmbyllje të fushatës elektorale në RMV
Lajmet kryesore
-
DASH ‘ngel’ Shqipërinë për vitin 2023, me tre probleme shumë madhore për demokracinë
-
OECD kërkon që ndërtuesit të paguajnë taksa për burimet natyrore, po dëmtojnë mjedisin
-
Mavijosje dhe brinjë të thyera – Vdekjet e pashpjegueshme në burgjet e Izraelit
-
Kosova (s’)humbi nga referendumi i dështuar në veri