Ultimatum s’ka, por s’ka as integrim evropian pa marrëveshje mes Kosovë dhe Serbisë – Viola von Cramon për propozimin franko-gjerman
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka deklaruar se propozimi evropian (i njohur si franko-gjerman), nuk përbën një ultimatum nga perëndimi për Kosovën dhe Serbinë, por një mundësi për përparim në dialog.
“Nuk ka pasur ultimatume”, tha Von Cramon në një intervistë për gazetën serbe Vreme.
Në përgjigjen e saj, euro-deputetja po i përgjigjej komentit të presidenti serb Aleksandër Vuçiç, i cili pas takimit me top-pesë diplomatët perëndimorë deklaroi se Serbisë tashmë i është vënë një ultimatum për ta pranuar propozimin.
“Të jeni të sigurt se ne nuk jemi këtu për të lëshuar ultimatume. Përfaqësuesit perëndimorë kanë ardhur me mirëbesim për të nisur gjërat dhe për t’i ofruar Serbisë dhe Kosovës një rrugë përpara”, tha deputetja gjermane e Parlamentit Evropian.
Duke theksuar se dialogu i Brukselit ka 12 vjet që vazhdon, ajo deklaroi se bisedimet duhet të vazhdojnë “për thelbin, atë që është në diskutim në planin e BE-së”.
“Është e qartë se të gjithë në Serbi e dinë se pa një marrëveshje për Kosovën nuk do të ketë integrim në BE. Integrimi evropian nuk do të përparojë nëse marrëveshja dështon – kjo është e qartë”, tha Von Cramon.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Greqia nuk do të dërgojë sisteme të mbrojtjes ajrore në Ukrainë pavarësisht presionit të BE-së
-
There’s Still Tomorrow – Filmi që mundi Barbie-n në Itali
-
Bardhi i përgjigjet Ramës: Do ta kuptojë shumë shpejt nëse kam bërë apo jo kallëzim në SPAK
-
Basha: Ja vija blu që të bashkohemi rreth një alternative
Lajmet kryesore
-
Rama: Kallëzimi i pabërë i Bardhit iu shit si sapun për djathë italianëve
-
Bislimi: Propozimet e Serbisë s’i pranoi as Lajçaku
-
Franca kërkon të përdorë sistemin e mbrojtjes ajrore të Greqisë për Lojërat Olimpike
-
Deputetja e LVV-së i bën thirrje prokurorisë ta hetojë ministrin Aliu për skandalin rreth ambalazhuesve të ujit