Shqipëria

“Ulim fashën e moshës së vaksinimit nën 50 vjeç”


Brenda dy ditëve të ardhshme pritet të ketë një lëvrim të kontratave të vaksinave në Shqipëri. Do të jenë 100 mijë vaksina të Coronavac-ut dhe 11 mijë e 700 doza të vaksinave Pfizer.

“Me mbërritjen e këtyre vaksinave, do të mundemi të zgjerojmë fashën e grup-moshave, duke e ulur në 50 vjeç”, ka njoftuar ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu nga Mali i Robit.

Në Kavajë, ajo ka vizituar qendrën Shëndetësore në këtë zonë turistike, e cila është hapur në kuadrin e 29 qendrave shëndetësore, të cilat do të shërbejnë pranë zonave turistike.

Kjo qendër do të ofrojë shërbim 24 orë në shtatë ditë.

Procesi i vaksinimit

Në Shqipëri, ndërkaq, vazhdon procesi i vaksinimit në të gjitha qarqet.

Që prej fillimit të vaksinimit masiv të popullsisë, Shqipëria renditet ndër vendet me fushatat më të suksesshme të dozave të administruara për banor. Tashmë ka nisur vaksinimi edhe për operatorët turistikë në Durrës, Vlorë dhe Lezhë, si dhe stafet e aviacionit civil.

Që prej fillimit të vaksinimit masiv të popullsisë, Shqipëria renditet ndër vendet me fushatat më të suksesshme të dozave të administruara për banor.

Katër janë vaksinat e përdorura në vendin tonë: Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V dhe Sinovac.

Nё diagramёn e publikimeve tё faqes shkencore, Our World in Data, tregohet Shqipёria nё vend tё parё, pёr administrimin e dozave pёr 100 persona, tё javёs sё fundit, duke u vendosur në krah të Bashkimit Evropian, me të njëjtin rezultat.

Shqipёria kryeson listёn e administrimit tё dozave nё fushatёn e vaksinimit anti-Covid.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore