Shqipëria

Ulet ndjeshëm kurba e infektimeve me Covid-19 në Shqipëri/ 4 persona humbin jetën


Gjatë 24 orëve të fundit, katër persona kanë humbur betejën me coronavirus-in dhe kanë rezultuar pozitivë 125 qytetarë në Shqipëri.

Dy javët e fundit kanë pasur një ulje të ndjeshme të rasteve të reja me Covid-19.

Aktualisht në spitalet COVID, në Tiranë dhe në spitalet rajonale Shkodër, Durrës, Elbasan, janë duke u trajtuar 204 pacientë. 12 prej tyre ndodhen në terapi intensive, nga të cilët tre janë të intubuar.

Janë kryer 1 mijë e 983 testime dhe janë shëruar 546 qytetarë.

Sipas ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, vijon intensivisht fushata e vaksinimit masiv për të moshuarit, mjekët, infermierët, stomatologët, farmacistët, arsimtarët, edukatorët, punonjësit e rendit dhe punonjës të medias.

Në Shqipëri kanë mbërritur deri tani 389 mijë e 540 doza të vaksinave anti-Covid, ndërsa janë siguruar përmes kontratave të deritanishme, 2.1 milionë doza.

Më 11 prill, u mblodh sërish Komiteti i Ekspertëve, ku vendosi  zgjerimin e fashës orare të lëvizjes deri në orën 22.00.

Ministria gjithashtu ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID-19.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore