Shqipëria

Ulet kurba e infektimeve nga Covid-19 në Shqipëri/ 4 humbje jete


Gjatë 24 orëve të fundit, katër persona kanë humbur betejën me coronavirus-in dhe kanë rezultuar pozitivë 169 qytetarë në Shqipëri.

Dy javët e fundit kanë pasur një ulje të ndjeshme të rasteve të reja me Covid-19. Si dhe numri i vdekjeve ka pësuar ulje.

Aktualisht në spitalet COVID, në Tiranë dhe në spitalet rajonale Shkodër, Durrës, Elbasan, janë duke u trajtuar 182 pacientë. Nëntë prej tyre ndodhen në terapi intensive, nga të cilët një pacient ndodhet në intubim.

Janë kryer 2 mijë e 520 testime dhe janë shëruar 572 qytetarë.

Sipas ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, vijon intensivisht fushata e vaksinimit masiv për të moshuarit, mjekët, infermierët, stomatologët, farmacistët, arsimtarët, edukatorët, punonjësit e rendit dhe punonjës të medias.

Deri më tani janë kryer në total rreth 300 mijë vaksinime.

Fushta e vaksinimit masiv ka filluar më 28 mars.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se do të vijnë në Shqipëri 90 mijë doza vaksine AstraZeneca, gjatë fundjavës.

Gjthashtu mbrëmjen e 12 prillit, kanë mbërritur në Shqipëri 7 mijë e 20 doza Pfizer.

Në Shqipëri kanë mbërritur deri tani 389 mijë e 540 doza të vaksinave anti-Covid, ndërsa janë siguruar përmes kontratave të deritanishme, 2.1 milionë doza.

Më 11 prill, u mblodh sërish Komiteti i Ekspertëve, ku vendosi zgjerimin e fashës orare të lëvizjes deri në orën 22.00.

Ministria gjithashtu ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID-19.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore