Sport

Ulet dënimi i Rebic, do të jetë në fushë ndaj Sampidorias


Komisioni i Apelit pranë Federatës Italiane të Futbollit, ka pranuar që të ulë dënimin e futbollistit të Milanit, Ante Rebic, nga dy, në një ndeshje skualifikim.

Rebic ishte përjashtuar me karton të kuq pas një ndërhyrje në minutat e fundit të ndeshjes, që ekipi i tij Milani luajti ndaj Napolit.

Atij nuk i pëlqeu ndëshkimi, dhe më pas shkoi te gjyqtari duke e fyer atë, dhe më pas ai gjykata sportive e Italisë, vendosi që ta skualifikojë atë edhe me dy ndeshje të tjera.

Dhe duke qenë se 27-vjeçari mungoi në takimin e fundit ndaj Fiorentines, ai mund të zbresë në fushë të shtunën që Milani do të përballet me Sampdorian në kuadër të javës së 29-të në Serie A.

Kujtojmë që Rebic kohëve të fundit ka rigjetur formën me Milanin dhe po kalon momente mjaftë të mira.

Ai në këtë sezon me kuqezinjtë, ka bërë 18 paraqitje, duke shënuar 5 gola dhe dhuruar gjashtë asistime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore