Shqipëria

Ulen rastet pozitive me COVID-19 në Shqipëri, shënohen 9 humbje jete


Gjatë 24 orëve të fundit, në Shqipëri janë regjistruar nëntë humbje jete nga coronavirus-i, dhe kanë rezultuar pozitivë 217 persona.

Kjo ditë ka shënuar një ulje të rasteve pozitive, nga 435 që ishin një ditë më parë.

Në Spitalin Infektiv janë duke marrë trajtim spitalor të specializuar 153 pacientë, ku 24 prej tyre janë në gjendje të rënduar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 202 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 169 mijë e 085 që nga fillimi i epidemisë.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri, kanë humbur jetën 2 mijë e 829 qytetarë. Janë kryer mbi 1.2 milionë testime totale dhe 2 mijë e 522 testime ditore.

Aktualisht janë 6 mijë e 274 raste aktive me COVID-19 në të gjithë vendin.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u ka bёrё apel qytetarëve për t’u vaksinuar, me qendrat shëndetësore dhe pikat e vaksinimit që po ofrojnë shërbimin kudo në vend.

Fushata e vaksinimit

Që prej datës 1 gusht ka nisur fushata e vaksinimit masiv. Kjo zgjati dhe për muajin shtator.

Nisma i parapriu asaj tё datës 19-25 korrik, nё tё cilën u vendos një javë e hapur e vaksinimit masiv për çdo qytetar +18 vjeç.

Gjithashtu janё ngritur qendra të shumta vaksinimi anti-COVID pranё universiteteve tё vendit, në të cilat vijon vaksinimi i studentëve dhe stafit pedagogjik.

Vaksinimi i studentёve u shpall pak kohë më parë i detyruar pёr gjithё studentёt, teksa pritet fillimi i vitit të ri shkollor nëpër ambjentet e auditorëve.

E gjitha kjo ka ardhur në kuadër të fushatës “Shqipëria Buzëqesh”.

Deri më tani, Shqipëria ka vaksinuar mbi 1.8 milionë qytetarë.

Po ashtu, mbi 800 mijë të tjerë kanë kryer të dyja dozat e vaksinës anti-COVID.

Aktualisht, Shqipëria administron rreth 2 milionë vaksina. Vaksinat e përdorura janë: Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V dhe Sinovac.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore