Shqipëria

Ulen ndjeshëm rastet me COVID-19 në Shqipëri


Asnjë humbje jete nuk është regjistruar gjatë 24 orëve të fundit nga COVID-19 në Shqipëri, ndërsa kanë rezultuar pozitivë gjashtë qytetarë.

Që prej fillimit të muajit mars, rastet dhe humbjet e jetës nga Coronavirus-i kanë parë rënie.

Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, 23 qytetarë janë shëruar. Ndërsa, në spitalin “COVID3” po marrin trajtim gjashtë pacientë.

Sakaq, nga 508 testime, kanë rezultuar dy raste në Durrës dhe Patos, ndërsa nga një në Lushnje dhe Peqin.

Në total, janë në gjithë Shqipërinë 422 raste aktive. Vdekjet nga pandemia janë 3 mijë e 496, që prej fillimit, dy vjet më parë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore