Lajme

Ulen gjakrat mes Indisë dhe Kinës


India dhe Kina kanë filluar të tërheqin trupat e tyre ushtarake në zonën e liqenit pranë Himalaya-s.

Përparimi në bashkëbisedime erdhi pas disa muajsh bllokim mbi kufirin e diskutueshëm, se kujt i përkiste.

Ministri indian i Mbrojtjes, në seancën parlamentare tha se palët kishin arritur një marrëveshje për t’u tërhequr nga liqeni akullnajor.

Më herët dhe ministria e Mbrojtjes kineze, njoftoi tërheqjen e trupave nga vija e frontit.

Si filloi konflikti?

Në prill të 2020-ës, qeveria indiane tha se forcat kineze kanë hyrë pa të drejtë ne kufirin de facto të saj, në perëndim të Himalaya-s.

Kina u kundërpërgjigj duke theksuar se ato po vepronin në zonën e tyre, dhe akuzoi rojet kufitare indiane për veprime provokuese.

Në qershor, 20 ushtarë indianë u vranë kur të dyja palët u përplasën me shufra hekuri dhe gurë në Luginën Galwan. Këto ishin humbjet e para luftarake në kufi në 45 vite.

Që nga ajo kohë, të dyja vendet, lëvizën mijëra trupa, tanke, armë artilerie dhe avionë luftarakë afër kufirit.

Pasi të ketë përfunduar shkëputja në liqen, komandantët ushtarakë do të takohen brenda 48 orësh për të diskutuar tërheqjen nga zonat e tjera.

India dhe Kina kanë zhvilluar një luftë në 1962-in, dhe që nga ajo kohë nuk kanë qenë në gjendje të bien dakord për kufirin e tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore