Lajme

Ukraina tërheq trupat paqeruajtëse nga Kosova


Sipas burimeve të portalit RBK-Ukraina brenda komandës ushtarake, thuhet se Ukraina do të fillojë ‘përkohësisht’ tërheqjen e trupave paqeruajtëse nga misioni i NATO-s në Kosovë.

“Rikthimi i kontingjentit kombëtar nënkupton dhënien fund përkohësisht pjesëmarrjes në misionin e KFOR-it”, citohet të ketë thënë një komandant ukrainas.

Aktualisht, kontingjenti paqeruajtës i Ukrainës numëron 40 ushtarë në radhët e 3,800 ushtarëve të misionit të KFOR-it.

Në muajin mars, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, inicioi dekretin ku urdhëroheshin që të gjithë ushtarët të ktheheshin në Ukrainë për të ndihmuar në luftën me Rusinë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në mars të këtij viti kishte dekoruar kontigjentin ukrainas me Medaljen Presidenciale Ushtarake, për kontributin e dhënë në KFOR.

Ndryshe, një 1 mijë e 400 ushtarë ukrainas kanë shërbyer në Kosovë që nga viti 1999 duke kontribuar për paqe dhe siguri.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore