Euro 2020

Ukraina shkruan historinë, për herë të parë në çerekfinalet e Evropianit


Ukraina është skuadra e tetë që plotëson raundin e çerekfinaleve të Euro 2020. Ukrainasit mposhtën Suedinë pas 121 minutave lojë, duke shkruar historinë, pasi e kanë për herë të parë që kualifikohen për në këtë raund në një Kampionat Evropian.

Sfida nisi mirë për Ukrainën, pasi shënuan të parët. Oleksandr Zinchenko, lojtari i Manchester City-t shënoi për Ukrainën në minutën e 27-të të pjesës së parë.

Ndeshja u barazua që në pjesën e parë. Emil Forsberg shënoi për 1-1 në minutën e 43-të, duke vulosur edhe shifrat e takimit për pjesën e parë.

Koha e rregullt e 90-të minutave përfundoi në barazim 1-1. Suedia goditi dy herë shtyllën, ndërsa Ukraina një herë.

Ndeshja shkoi në shtesën e 30-të minutave, ku fillimisht Suedia do të mbetej me 10 lojtarë, pas daljes me karton të kuq të Marcus Danielson-it.

Por, kur të gjithë menduar se ndeshja po shkonte drejt penalltive, nuk mendoi kështu Artem Dovbyk-u, talenti i Dnipro. Ai i shpëtoi mbulimit të mbrojtjes Suedeze dhe shënoi golin e fitores në minutën e 120+1.

Ukraina në delir të plotë pas atij goli historik, që i dërgoi në çerekfinale, ku do të gjejne Anglinë. Ndeshja mes Ukrainës dhe Anglisë do të luhet më 3 korrik, në stadiumin “Olimpico” të Romës, duke filluar nga ora 21:00.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore